×
  • Lajme
  • Lajme / Krimet e luftës

    Rohde: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin rajonal

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 12:19

    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, thekson se me mohimin e krimeve në Reçak, kujtimi i të vdekurve nuk respektohet dhe plagët mbeten të hapura.

    Këtë deklaratë Rode e bëri në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut. Rohde potencoi se mohimi i asaj çka ka ndodhur në Reçak, ndër të tjera pengon edhe përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian e euroatlkantik.

    “Ajo që ndodhi në Reçak është fakt. Dhe për krimet që kanë ndodhur, keni raportet e OKB-së dhe OSCE-së. Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, plagët mbeten të hapura dhe pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian e euroatlantik”, tha Rode në një postim në rrjetin social “X”.

     

    21 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid tronditi gjithë opinion ndërkombëtar.

    Ambasadori William Walker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ngjarja e Reçakut është pasuar nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

    Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!