×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i KFOR-it

    Barduani takohet me komandantin e brigadës armene, flasin për sigurinë në Kosovë dhe dialogun

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 12:19

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka takuar komandantin e Brigadës Paqeruajtëse armene, Hamlet Levonyan, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se ata kanë diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

    “Ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

    “Gjeneralmajor Barduani uroi edhe kolonelin Levonyan për kontributin shumëvjeçar të ARM-së në KFOR dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

    KFOR-i thekson se “vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Ksovo (EULEX), në rolet e tyre përkatëse të reaguesve të sigurisë”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!