Ushtarët amerikanë dhe zviceranë të KFOR-it kanë kryer trajnime të përbashkëta të aviacionit dhe aftësive MEDEVAC në helikopterët amerikanë Blackhawk në Bondsteed, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se këto përpjekje janë pjesë të misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Ushtarët amerikanë dhe zviceranë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO u bashkuan për të kryer trajnime të përbashkëta të aviacionit dhe aftësive MEDEVAC në helikopterët amerikanë Blackhawk në Kampin Bondsteel, Kosovë. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Tutje, KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.