Shtatë shqiptarë janë arrestuar të mërkurën në rajonin e Galicias, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile spanjolle.
Gjatë aksionit në zonën Rego do Alcalde, autoritetet sekuestruan një gomone me tre motorë dhe një sasi të pa peshuar kokaine, si dhe materiale të tjera të lidhura me trafikun e drogës.
Ky është rasti i parë që një bandë me origjinë ballkanike tenton të shkarkojë drogën direkt në bregdetin e Galicias.
Hetimet zbuluan gjithashtu lidhje me një anije peshkimi të kapur në vitin 2023, e cila transportonte 7.500 kilogramë kokainë.
Javën e kaluar, tre belgë dhe gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vigo për lidhje me një ngarkesë prej 1100 kilogramë kokainë./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.