×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Vranësira e intervale me diell sot, në fundjavë rriten temperaturat

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 7:02

    Ditën e premtë vransirat parashihet të shpërndahen deri nga mesdita, e mbi vend të ketë më shumë intervale me diell.

    Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, derisa maksimale shkojnë në 4C e 6C. Frynë erë e lehtë veriore e verilindore 1-4m/s, njofton Mendimi për Motin.

    Ditëve të fundjavës parashihet mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell, mirëpo ultësirave ka gjasa që shtresa mjegulle apo vransira të ulëta që formohen orëve të mëngjesit, të mbeten edhe përgjatë pasdites. Ditën e hënë pritet shtim i vransirave. Me kalimin në të martën nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta shiu në pjesë të vendit. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -6C, derisa ato maksimale gradualisht shënojnë rritje në 6C, ditën e diel, e 8C dhe 9C ditëve të para të javës vijuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!