×
  • Lajme
  • Lajme / Tubimet

    PZAP e gjobit sërish Vetëvendosjen, e paralajmëron për dënim shtesë nëse se paguan brenda 15 ditësh

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 10:16

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqiptuar edhe një gjobë Lëvizjes Vetëvendosje, që udhëhiqet nga Albin Kurti. Vlera e gjobës është 2 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Ankesa për Vetëvendosjen ishte dorëzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me pretendimin se Berat Gashi në pozitën e Anëtarit të Komisionit Zgjedhor (KKZ), ka marrur pjesë në tubime zgjedhore të organizuara nga VV’ja, edhe pse ky veprim është i ndaluar, teksa ankesës ia ka bashkangjitur edhe një foto ku shihej ai në tubim.

    “Detyrohet Subjekti Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, që gjobën e shqiptuar si në pikën -1-, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këitj vendimi, nën kërcënimin e shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendimin e PZAP’së.

    Në vendimin e PZAP thuhet se Gashit i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 2 vite, nga dita e marrjes së vendimit, duke përfshirë edhe Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen me datë 09.02.2025.

    Ndaj VV’së, PZAP ka shqiptuar edhe një gjobë në vlerë 3 mijë euro, për gjuhën që përdori kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, gjatë tubimit në Pejë. Ai iu referua dy partive më të mëdha opozitare në vend si “LËDËKYHI DHE PËDËKYHI”, teksa LDK’në e krahasoi me mizë./Reporteri.net

     

    “LËDËKYHI e PËDËKYHI” – Kurtit i kushton me gjobë gjuha e përdorur kundër opozitës në Pejë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!