×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Specialja konfirmon se ish-krerëve të UÇK-së do t’u mundësohet votimi për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 10:32

    Ish-pjesëtarët e UÇK-së, që aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kështu kanë konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net.

    “Po. Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë zëdhënësi Michael Doyle.

    Gjatë ditë së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  bëri të ditur se është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kështu tha për gazetën online Repoorteri.net, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

    “Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.”, ka thënë Elezi të enjten.

    Ish krerët e UÇK-së kishin shfrytëzuar të drejtën e votës edhe në zgjedhjet e kaluara, ato të 14 shkurtit.

    Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë qe katër vjet. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Procesi gjyqësor, i cili filloi në prill të vitit 2023, pritet të përfundojë këtë vit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!