×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, pikënisje e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavisë në Kosovë

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 15:34

    Daut Haradinaj ka thënë se vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavisë në Kosovë.

    Haradinaj ka thënë se me krenari ka udhëhequr Brigadën 131 me emrin e heroit “Jusuf Gërvalla”.

    “…me krenari sot kujtojmë kontributin e tyre të pashoq për kombin tonë, 43 vjet pas përjetësimit të tyre! Nën siglen 131 dhanë jetën 300 dëshmorë dhe mbetën qindra invalidë. Përjetësisht respekt për sakrificën tonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!