×
  • Lajme
  • Lajme / Spotlight

    Molliqaj: Politika e Albin Kurtit i ka shkuar përshtati Serbisë

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 18:20
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se politika e kryeministrit Albin Kurti i ka shkuar për shtati Serbisë.

    Në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net ka thënë se është i bindur që Kurti nuk është njeri i Serbisë, por politika e tij ka shkuar në favor të saj.

    “Më kujtohet në vitet e 90-ta, krejt ata që kanë qenë kundër Ibrahim Rugovën, i kanë thënë se je me Serbi. Populli nuk i ka besuar. Ndoshta politika e Ibrahim Rugovës i ka shkuar për shtati Serbisë. Unë jam i bindur se politika e Albin Kurtit i ka shkuar për shtati Serbisë. Por, nuk jam i bindur që Albin Kurti e ka bërë për t’i shkuar për shtati Serbisë. Albin Kurti ka menduar se po e bënë për Kosovës, ashtu siç e sheh, ai duke qenë ai baba. “, tha Molliqaj.

    Por, ai tha se Albin Kurti nuk është njeri I Serbisë, por me veprimet e tij po e largon SHBA-në nga Kosova dhe po e ofron nga Serbia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!