×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Miftaraj: KPM nga një institucion i pavarur, brenda një dite u kthye në një institucion të kapur nga partia në pushtet

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 18:37

    Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.

    Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook thotë se dy anëtarët e KPM’së përfituan nga ngritja në detyrë, po ashtu shton se veprimi i sotëm është politizim.

    Ai thekson se “KPM nga një institucion i pavarur dhe me punë të jashtëzakonshme në shërbim të demokracisë, brenda një dite u kthye në një institucion të kapur nga partia në pushtet”.

    Postimi i plotë i Miftarajt:

    Dy anetare te KPM qe marrin pjese ne votim e ndryshojne rregulloren e punes, me ia mundesu vetes ne te njejten dite me u zgjedh kryetar dhe nen-kryetar i KPM.

    Rregullorja ndryshohet pa permbushur obligimin ligjor te konsultimit publik.

    Ndryshimi i rregullores ndryshon rregullin dhe iu mundesohet dy anetareve te KPM te marrin pozitat e kryetarit dhe nen-kryetarit.

    A eshte konsumuar vepra penale e konfliktit te interesit?

    Çeshtje qe kerkon trajtim nga Prokurori i Shtetit dhe Agjencia per Parandalimin e Korrupsionit!

    A ka mundur te evitohet konflikti i interesit?

    Po

    A kane perfituar dy anetaret e KPM qe u ngriten ne detyre?

    Po

    A eshte politizim i KPM veprimi i sotem?

    Po

    KPM nga nje institucion i pavarur dhe me pune te jashtezakonshme ne sherbim te demokracisë, brenda nje dite u kthye ne nje institucion te kapur nga partia ne pushtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!