×
  • Lajme
  • Lajme / Spotlight

    Ish-krahu i djathtë i Kurtit: Ka evoluar drejt autoritarizmit, tendenca e tij është t’i zhduk mediat

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 19:46
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së sot, e deri vonë krahu i djathtë i kryeministrit Albin Kurti ka thënë se ai po shkon drejt autoritarizmit. 

    Molliqaj ka dhënë një parashikim ogurzi, pasi që sipas tij tendencat e Kurtit drejt autoritarizmit vetëm se do të përkeqësohen.

    Ai në një intervistë në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net, tha se tendenca e Kurtit është që t’i zhduk mediat.

    “Por një send që duhet me pas parasysh është që krejt partitë krejt liderët autoritar kudo në botë përshkallëzohen d.m.th nuk janë prej fillimit të njëjte, pushteti rrethanat shkojnë tu i ba më autoritar, faza faza. Do të kemi faza më të rënda në Kosovë. Kemi me kalu prej një faze të 2020-2024 deri në 2025-2029 tu përkeqësuar. Prandaj kanë qenë dy faktor, unë nuk kam qenë mjaftueshëm i vetëdijshëm duke qenë pjesë e saj dhe dy është përkeqësuar kjo punë dhe ka marrë drejtim. Ka evoluar drejt autoritarizmit të pashmangshëm. Në Vetëvendosje ka pas numër 1, 2 3… Sot nuk ka, ka veç Albin. Sot nuk ka ministri, është veç kryeministri. Na kemi pasur probleme me media edhe në atë kohë, por nuk është si tash që po i shmangen ne kemi shkuar në çdo medium. Mezi nuk kemi pritur me shku me folë, mu përla. Sot tendenca e pushtetit autoritar është mi zhduk mediat krejt.”, ka thënë Molliqaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!