×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku nga Barani i Pejës: Është vetëm lugu i Baranit, në Karagaç do të ketë tërmet të djathtë

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 21:33

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte tubim zgjedhor në Lug të Baranit.

    LDK-ja, nën drejtimin e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim plot entuziazëm, ndërsa përmes një postimi në Facebook dërgoi sinjale të forta mobilizimi dhe optimizmi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Nuk është tubimi qendror në Pejë! Është vetëm LUGU I BARANIT! E kuptoni tani kur themi se LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani! Këtë LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj duajeni atë, mbrojeni atë, lartnojeni atë, sepse është e juaja tani! Emocione të jashtëzakonshme! Ringritje e qartë! Fitore e pastërt! Dukagjinçe sot kërkova të flisnit, dukagjinçe u tha: ndryshimi po vjen! Karagaç bëhu gati për 24 janar! Do të ketë tërmet të djathtë!” – ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!