×
  • Lajme
  • Botë

    Bie kabina e teleferikut në një resort turistik në Spanjë, 17 të lënduar

    Reporteri
    18 Janar 2025 | 18:23

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në një resort në Astun të Spanjës, ku këputja e një kabine teleferiku la 17 persona të plagosur.

    Sipas raportimeve, një grua është në gjendje kritike dhe është transportuar me helikopter në një spital të afërt.

    Për evakuimin e të plagosurve janë angazhuar 4 helikopterë. Fotot dhe videot nga vendi i aksidentit sugjerojnë se një kabllor i teleferikut ka pësuar dëmtime, duke shkaktuar aksidentin.

    Pas ngjarjes, qendra e skijimit u mbyll, ndërsa kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka kontaktuar me guvernatorin e Aragonit për të koordinuar ndihmën e qeverisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!