×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë në Tiranë: I moshuari vdes nga zjarri në banesë

    Reporteri
    19 Janar 2025 | 23:59

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e së dielës.

    Zjarri që ka rënë në një banesë në rrugën “Myzafer Spaho” i ka marrë jetën një të moshuari.

    Viktima është shtetasi R.K., rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

    Njoftimi:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

    Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!