×
  • Lajme
  • Lajme / Sekretari Amerikan i Shtetit

    Osmani uron Rubion: Kosova mezi pret të punojë me ju

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 8:40

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Marco Rubion, i cili është konfirmuar si sekretar i 72-të i shtetit amerikan.

    Në X, ajo ka shkruar se Kosova mezi pret të punojë me sekretarin Rubio.

    “Urime Marco Rubio për konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së. Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

     

    Rubio u bë i pari i nominuar i Donald Trumpit që mori konfirmim nga Senati.

    Marco Rubio, ish senator republikan nga Florida, është ndër kandidatët më pak të debatueshëm të Presidentit Trump dhe votimi ishte vendimtar 99-0./Reporteri.net/

    Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!