×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë Kosovë

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 9:05

    Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

    Trupi i pajetë i cili është gjetur të hënën është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rasti është iniciohet si “hetim i vdekjes”.

    “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!