×
  • Lajme
  • Lajme / Përvjetori i vdekjes

    Abdixhiku: Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 10:27

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova ka thënë se ai ishte njeriu që me urtësi dhe kokëfortësi i priu popullit të Kosovës në periudhën më të vështirë, duke arritur që çështjen e Kosovës ta bëjë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Abdixhiku tha se Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, i cili arriti të krijojë shtetin e Kosovës.

    Njeriu që me urtësi, kokëfortësi, me mburrje e priu popullin e Kosovës në periudhën më të vështirë të tij, krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë se si ky rrugëtim, për një Kosovë të pavarur, sovrane, e anëtarësuar në NATO, BE dhe miqësi të përhershme me ShBA është domosdoshmëri e kohës dhe e popullit të Kosovës”.

    “Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjitet, arriti të krijojë shtetin e Kosovës dhe një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë dhe sot pa asnjë dallim”, tha Abdixhiku para gazetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!