Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Cana është takuar me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Cana ka falënderuar Totajn për mbështetje, teksa ka thënë se udhëheqja e tij vizionare është shembull për të gjithë.

“Falënderim i veçantë për kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, për mbështetjen e tij të pakursyer. Udhëheqja e tij vizionare është shembull për të gjithë ne!
Bashkë për të ardhmen më të mirë!”, ka shkruar Totaj.

Reklamë

“Kryetar shembullor, kryetar i cili po e rikthen madhështinë e Prizrenit, duke e bërë rigjenerimin e tërësishëm të Shatërvanit dhe të qendrës së Prizrenit, duke e shndërruar Prizrenin në një fuqi ekonomike regjionale dhe duke ja kthyer epitetin si kryeqytet kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve” , ka thënë Cana. /Reporteri.net/