×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 28-vjeçare, dyshohet se bashkë me një person tjetër vodhën një BMW X5 në Kaçanik

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 17:13
    Foto ilustrim

    Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për vjedhjen e një BMW X5 në Kaçanik.

    I dyshuari i parë, P.L. 35 vjeç, ishte arrestuar më 17 janar. Ndërsa sot është arrestuar edhe e dyshuara F.L. e moshës 28 vjeçare.

    Ajo është dërguar në mbajtje.

    Komunikata e plotë:

    Arrestohet edhe një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik

    Më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në stacionin policor të Kaçanikut është raportuar një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore. Vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.

    Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policorë identifikuan dhe më pas me datën 17.01.2025 kanë arrestuar të dyshuarin P.L. (M/K), 35 vjeç, i cili me vendim të prokurorit të shtetit ishte ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

    Ndërsa në vazhdën e hetimeve , hetusit policorë sot më 21.01.2025 kanë arrestuar edhe personin tjetër F.L.(F/K) e moshës 28 vjeçe , të cilën e kanë shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!