×
  • Lajme
  • Lajme / Spotlight

    “Më shumë janë marrë me Prokurorinë”, Haziri thotë se Qeveria dështoi të demonstrojë se Serbia është sponzorizues edhe strehues i terrorizmit

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 19:29
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Ibër-Lepencit, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar të demonstrojë se Serbia është sponzorizues dhe strehues i terrorizmit.

    Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Haziri ka thënë se Qeveria më shumë është marrë me Prokurorinë Speciale, sesa me rolin e vetë..

    “Qeveria ka dështu me demonstru rolin e vetë që me ju thanë gjithë botës që burim i destabilizimit është Serbia. Ma shumë janë marrë me Prokurorinë Speciale në Kosovë t’u lyp me ngrit aktakuzë sesa që kanë ndihmu në atë që është dashtë me demonstru. Këto dy sulmet e fundit kanë qenë mundësi e madhe që me e dëshmu që Serbia edhe e financon, edhe e trajnon, edhe strehon terroristë”, ka deklaruar Haziri.

    Intervista e plotë me Lutfi Hazirin publikohet të enjten prej orës 19:00, në kuadër të emisionit “Spotlight” – prodhim i gazetës online Reporteri.net. Autor i këtij emisioni është gazetari Kosovë Gjoci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!