Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, duke folur për punën e Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se gjuha e përdorur së fundi nga ajo është e përafërt me gjuhën e LDK’së.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Kica-Xhelili është shprehur se do të donte ta shihte Osmanin ta shprehte mendimin e saj më shpesh, teksa shtoi se nuk ka komunikim me të.
“Nuk e di çka mendon në fund të fundit sepse nuk kam komunikim me të, ka përbrenda LDK’së që e kanë mike. Por gjuhën që e ka përdorur gati në fund të mandatit, kohëve të fundit, më duket një gjuhë pak më e përafërt me gjuhën e LDK’së. Do të doja thjeshtë ta kishte guximin ta bënte më shpesh”, ka deklaruar Kica-Xhelili.
E pyetur nëse ka vend për Osmanin brenda LDK’së, ajo s’ka dashur të komentojë.
“Nuk është temë ajo punë. S’mund të diskutoj çka s’është temë”, ka thënë deputetja e LDK’së./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.