×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjerimi

    Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, koha që Evropa t’i mbajë premtimet

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 12:06

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha sot se “nuk ka dyshim” se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë është në BE dhe tha se është koha që BE të përmbushë premtimet e saj ndaj këtyre vendeve, ashtu siç përmbushin të tyren.

    Në fjalimin e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian, Kosta theksoi se zgjerimi i BE-së ishte një nga mesazhet kryesore të takimit të mbajtur më 19 dhjetor dhe se BE-ja është plotësisht e përkushtuar për zgjerimin si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë të popullit evropian dhe të kontinentit, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Së dyti, për zgjerimin. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj zgjerimit si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë, për popullin tonë dhe kontinentin tonë. Kjo ishte gjithashtu një temë qendrore në samitin e Ballkanit Perëndimor që unë kryesova një ditë përpara Këshillit Evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia po punojnë shumë për të përmbushur angazhimet e tyre. Nuk ka dyshim se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin tonë. Është koha që ne t’i zbatojmë premtimet tona ashtu siç ata i përmbushin të tyret”, tha Costa.

    Costa  qysh pas marrjes së detyrës kishte premtuar se zgjerimin do ta ketë prioritet gjatë mandatit të tij në krye të Këshillit të BE-së.

    “Zgjerimi është i rëndësishëm, sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat vlera dhe të njëjtën kulturë mbi diversitetin tonë, dhe është gjithashtu investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë për sigurinë dhe prosperitetin tonë për të ardhmen. Shpresoj se gjatë mandatit tim do të jetë e mundur të bëjmë hapa përfundimtarë për të arritur këtë zgjerim”, kishte theksuar ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!