Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zgjedhjen e Besnik Berishës si kryetar i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave.
IFJ-ja përmes një reagimi tha se është e shqetësuar për procesin e përshpejtuar zgjedhor të kryetarit të ri të KPM-së.
“IFJ-ja ndan shqetësimin e njëjtë me AGK-në për procesin e përshpejtuar zgjedhor të kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik për ta ruajtur mandatin e mbrojtësit të lirisë së mediave”, thuhet në reagim.
Në lidhje me zhvillimet në KPM, ditë më parë ka reaguar edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, ku zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM e quajti kapje politike.
“KPM tash ka kryetar jo legjitim. Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione”, shkroi Kusari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.