×
  • Lajme
  • Lajme / SPOTLIGHT

    “Kemi garuar në besim të një individi” – Kica Xhelili tregon se si më 2021 përfundoi me VV’në dhe pse u largua më pas

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 16:30

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka theksuar se s’ka qenë kurrë pjesë e VV-së, por se kishte marrë ftesë nga Presidentja Vjosa Osmani rreth 15 ditë para fushatës në vitin 2021, dhe se siç thotë ajo ftesa ka qenë për përfshirje në listën “Vjosa”.

    Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Kica-Xhelili thotë se Vjosa Osmani ka qenë arsyeja që ka qenë në atë listë dhe e përbashkëta për disa çështje të drejtësisë, dhe se anëtarët e “Listës GUXO” s’i ka njohur dhe s’ka pasur raporte me ta.

    “Diçka që unë e vrej nganjëherë është që një pjesë e njëerzve nuk e dinë që unë nuk kam qenë kurrë në Lëvizjen Vetëvendosje. Unë kam hy në politikë 15 ditë para fushatës zyrtare me ftesë të Presidentes, dhe ftesa ka qenë që të përfshihem në listën “Vjosa”, se as “GUXO” nuk ka qenë. Ne kemi garuar në besim të një individi, dhe unë as nuk kam pasur raport me anëtarët e tjerë të cilët kanë qenë në listë në kuadër të listës, dhe as nuk i kam njohur personalisht, dhe madje nuk kanë qenë persona për shkak të cilëve kam qenë aty. Një individ ka qenë arsyeja që unë kam qenë aty dhe besimet që mund t’i kemi ndarë së bashku, dhe ndër ato besime kanë qenë disa përafrime që ne kemi mendu aso kohe që i kemi pasur në disa çështje të drejtësisë”, thotë Kica-Xhelili në emisionin “Spotlight”.

    Ajo që ka qenë vendimtare për largimin, Kica-Xhelili thotë se ka pasur pasur të bëjë kryesisht po me këto çështje të drejtësisë.

    “Ajo me të cilën jam ballafaquar më pas ka qenë e kundërta e këtyre, pasi e kam gjetur vetë, në krejt këtë betejë që është dashur ta bëjmë bashkë. Natyrshëm që nga Presidenti i vendit nuk mund të pres të përfshihet politikisht mirëpo nuk është përcjell ajo mendësi që kemi hy, nga askush. Unë e kam vërejt një lloj të nënshtrimit nga të tjerët, nga gjithçka që është diskutuar në atë grup parlamentar dhe e kam kuptuar rrugës që nuk ka kurrfarë dallimi në atë aspekt”, ka thënë deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!