×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    LDK me tubim masiv në Gjakovë, Abdixhiku: Qenkeni besatu për ndryshim të madh nacional

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 18:52

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka falënderuar mbështetësit e partisë pas organizimit masiv në tubimin në Gjakovë.

    Ai e vlerësoi këtë tubim si një përgjigje monumentale ndaj thirrjes për një ngritje kombëtare.

    “Më lejoni të ju falënderojë nga zemra, për këtë organizim sa madhështor aq edhe të ngrohtë; të ju falënderojë për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë thirrjes sime për ngritje të djathtë kombëtare! Edhe Gjakova qenka ngritur në këmbë! Qenka besatu për ndryshim të madh nacional! Dhe kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim. Sepse populli i Kosovës, nga Llapi në Anamoravë, nga Dukagjini në Anadrin, nga Fusha e Kosovës tek Bjeshkët e Rugovës, nga Karadaku tek Malet e Sharrit – po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!” – ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!