×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 8:04

    Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, ku një qen u fut brenda ambienteve të shkollës duke lënë të lënduar katër nxënës.

    Siç konfirmoi Policia e Kosovës të mërkurën për gazetën online Reporteri.net, përveç nxënësve, qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë kur i janë përgjigjur rastit në fjalë.

    Policia bëri të ditur se qeni është asgjësuar nga zyrtari që ishte në rast.

    Më vonë u publikuan edhe pamjet kur qeni hyn në korridorin e shkollës, ndërsa nxënësit shihen duke ikur. Në pamje shihen edhe persona të moshës së rritur që u aludua se janë pjesë e stafit të shkollës, pra mësimdhënës.

    Nxënëset e lënduara janë dërguar në urgjencë për mjekim.

    Për këtë, Policia ka identifikuar pronarin e qenit, dhe e ka arrestuar atë.

    “Dy nxënës kanë marr lëndime nga sulmi i qenit dhe janë në shërim në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku një nxënës Femër, e lindur në vitin 2017 ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit. Dy nxënës kanë marr lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit. Hetimet rajonale bashkë me njësit tjera janë duke hetuar rastin”, njoftoi ditën e djeshme Policia e Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!