×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamenicë: Po përdonin telefonin gjatë vozitjes, policia i gjobit me nga 200 euro dy shoferët, ua merr edhe lejën për tre muaj

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 10:42

    Policia në Kamenicë ka gjobitur dy shoferë pasi të njëjtit gjatë vozitjes po përdornin telefonin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për të dy shoferët janë shqiptuar gjoba nga 200 euro, si dhe nga dy pikë negative, dhe u është marrë leja për tre muaj.

    Komunikata:

    Shqiptim i gjobave për përdorim të telefonit gjatë ngasjes se mjeteve motorike
     
    Gjilan, 23 janar 2025
                                                                                                                                                 
    Njësite Patrulluese nga Stacioni Policor në Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në dy kundërvajtës në dy raste të ndara të cilët gjatë drejtimit të mjeteve kanë përdorur telefonin mobil në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

    Gjatë verifikimit është kuptuar se që të dy kundërvajtësit e kanë përsëritur kundërvajtjen e njëjtë për herën e dyte, andaj ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

    Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!