Në Gjykatën e Apelit të enjten është shqyrtuar ankesa e mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Muhamet Alidemaj është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në Izbicë më 1999.
Ndaj vendimit të Themelores, mbrojtja e Alidemajt ka paraqitur ankesë, me pretendimin për parregullsi në këtë proces, duke pretenduar se vendimi i shkallës së parë është marrë nën presionin e opinionit dhe mediave, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Avokati Millosh Deleviq ka thënë se nuk ka prova të besueshme që e inkriminojnë drejtpërdrejt Alidemajn dhe se dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë kanë qenë kontradiktore.
Dy mbrojtësit e Alidemajt, avokatët Millosh Deleviq dhe Dejan Vasiq kanë paraqitur ankesë ndaj vendimit të Themelores për shkak të, siç thonë ata, shkeljeve thelbësore të Kodit Penal dhe përcaktimit të gabuar të gjendjes faktike.
Deleviq ka thënë se trupi gjykues i shkallës së parë e ka dënuar një njeri të pafajshëm, janë nënshtruar presionit të opinionit dhe kanë marrë një vendim pa prova adekuate.
“Asnjë dëshmitar nuk e ka konfirmuar qartë dhe pa dyshim që Muhamet Alidemaj ka marrë pjesë në masakër ose ka dhënë urdhra”, tha avokati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.