×
  • Lajme
  • Lajme / Aleancat

    ​Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re të SHBA-së

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 7:26

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,theksoi përkushtimin e Kosovës për të vazhduar dhe thelluar partneritetin strategjik me administratën e re amerikane, duke u bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta. 

    Këtë Osmani e tha teksa ka pritur sot në takim Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

    Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e reformave demokratike.

    Një ndër temat kryesore të bisedës ishte pjesëmarrja e delegacionit presidencial të Kosovës në ceremonitë inauguruese të Presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

    Sipas njoftimit, zëvendësambasadorja Prattipati shprehu mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën dhe vlerësoi përpjekjet e institucioneve të vendit në forcimin e demokracisë dhe sigurisë.

    “Në përfundim, të dyja palët riafirmuan rëndësinë e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke synuar avancimin e tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, u tha në njoftimin e Presidencës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!