×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Në shkurt nis IVF-ja në QKUK, deri tash konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 14:47

    Qendra Klinike dhe Universitare ka njoftuar se ka filluar se realizuari projekti i Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF) dhe se në shkurt pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet e para, e më pas edhe aplikimet e para të IVF’së

    Në njoftimin e lëshuar nga QKUK thuhet se deri tash konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte, shkruan Reporteri.net.

    “Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza. Për shkak të interesimit të madh, fillimisht  bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer reth 300 qifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!