×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Nga 400 deri në 2 mijë Euro, Komuna e Kaçanikut i ofron për shitje veturat zyrtare që s’i përdor më

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 16:10
    Foto ilustruese

    Komuna e Kaçanikut i ka vendosur në shitje automjetet zyrtare që janë jashtë përdorimit e me defekte. Veturat që do të shiten janë Toyota Land Cruiser Diesel 2.8, Toyota Hilux, Ford 2.8 xhip, Dacia 1.0, si dhe dy kalldaja të nxemjes.

    Sipas dosjes së tenderit, vlera fillestare për këto vetura fillon nga 500 deri në 2 mijë euro. Shitja do të bëhet përmes ofertimit, me kriter çmimin më të lartë, shkruan Reporteri.net.

    Vlera fillestare për veturën e parë është 500 euro, për të dytën 400 euro, për të tretën 900 euro, derisa për veturën e katërt 2 mijë euro.

    “Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e aseteve përmes ofertave publike të mbyllura. Shitja e aseteve të komunës shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në dosje.

    Ndërkohë, vlera fillestare e çmimit për dy kaldajat është 100 euro për copë.

    Tri veturat e para janë vit prodhimi 1999, derisa ajo “Dacia” është vit prodhimi 2020.

    Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 27 janari, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve ./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!