×
  • Lajme
  • Lajme / Arrest shtëpiak

    Refuzohet masa e paraburgimit për pronarin e qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë, ky është vendimi

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 16:45

    Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së paraburgimit të pronarit të qenit që i sulmoi nxënësit në Suharekë.

    Kësisoj, Gjykata ka bërë të ditur se personit në fjalë i është caktuar masa e ‘Arrestit Shtëpiak’, e cila mund të vlejë deri më datën 22.02.2025.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë hetimore/paraprake, dhe si Gjykatë sipas detyrës zyrtare duhet të ketë parasysh dhe të sigurohet që mos mos zbatojë masën më të rëndë kur mjafton masa më e butë siç është në rastin konkret arresti shtëpiak”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!