Gjatë ditës së djeshme u postuan pamje nga vozitja e një shoferi në autostradën “Arbën Xhaferi”, që ngiste në kahje të kundërt.
Në rrethana të panjohura, automjeti ishte hasur pasditen e djeshme, teksa nuk dihet se sa gjatë ka qarkulluar në atë formë.
Lidhur me rastin, policia e Kosovës, në bashkëpunim me stacionin policor në Han të Elezit, ka identifikuar të dyshuarin.
I njëjti është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për 1 vit.
Ky është njoftimi i policisë:
Drejtimi i automjetit në kahje të kundërt në autostradë!
Me datën 23.01.2025 në rrjete sociale është publikuar një video-incizim i një automjeti duke qarkulluar në kahje të kundërt në Autostradën “Arben Xhaferi”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me stacionin Policor – Hani i Elezit ka identifikuar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahjen e kundërt, i njëjti është gjobitur me 500€, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.