Një veturë me targa të huaja është përfshirë nga zjarri dje në Mitrovicë të Veriut.
Vetura ishte pronë e një burri kosovar, ndërsa për shuarjen e flakëve në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet e policisë.
“Kodra e Minatorëve, Mitrovicë Veri 24.01.2025-21:05. Raportohet se është përfshi nga zjarri vetura me targa të huaja pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.