×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Shkon në tre numri i personave të vdekur në aksidentin në magjistralen Mitrovicë-Pejë

    Reporteri
    26 Janar 2025 | 20:46

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Pejë, ku tre persona kanë mbetur të vdekur.

    Fadil Nura, kryetar i komunës së Skenderajt, ka njoftuar për aksidentin e rëndë, që ka ndodhur saktësisht në fshatin Çubrel.

    Nura informon se numri i viktimave është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    “Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve!”, ka shkruar Nura në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!