×
  • Lajme
  • Lajme / Reagon kryeministri

    Kurti për aksidentin me viktima në Skenderaj: Shumë shpejt do të kemi pasqyrë më të plotë mbi rastin

    Reporteri
    26 Janar 2025 | 23:43

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku mbetën të vdekur tre persona dhe u plagosën pesë të tjerë, mes tyre katër policë.

    Kurti tha se lajmin për këtë aksident e ka marrë me dhimbje të madhe.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë mbi rastin”.

    Postimi i tij:

    Lajmi për aksidentin e trafikut ku 3 persona humbën jetën në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë na jep dhimbje të madhe.

    Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë ngjarje trishtuese, duke iu drejtuar familjarëve të viktimave e duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre, e njëkohësisht uroj shërimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë për 5 të lënduarit e këtij aksidenti.

    Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!