×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e rastit

    Arrestohet një 52 vjeçar në Veri, Policia tregon se çka iu gjet në veturë

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 9:17

    Një person është arrestuar në Veri për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Në veturën e tij janë gjetur një armë AK-47, një karikator, pesë fishekë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

    I dyshuari, S.D. i moshës 52 vjeçare, është ndaluar për 48 orë.

    “Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar personi S.D. 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve’’.”, njofton policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!