Është shtyer për më 31 janar në ora 11:00, seanca për të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Doda, pasi siç tha prokurorja e rastit, Javorka Prlinçeviq nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance fillestare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në seancën e sotme që do të mbahet sot, katër të akuzuarzve do t’ju lexoj aktakuza dhe do të jepnin deklarata e tyre.
Sjellja e të akuzuarve në gjykatë ishte nën masa të rrepta sigurie, me duar e këmbë të lidhura, dhe prania e policëve ishte e madhe, si jashtë Gjykatës kur të akuzuarit mbërriten, e poashtu edhe brenda në sallë.
Interesim të madh pati edhe nga ana e gazetarëve për të përcjell këtë ngjarje e cila tronditi opinionin publik më 29 nëntor të vitit 2023.
Situata në sallë u tensionua nga avokati i Kushtrim Kokallës, tashmë ish-pjesëtari i FSK-së, Ndrec Dodaj i cili nuk iu bind trupit gjykues dhe i njëjti u gjobit me 500 euro.
Avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Dodaj dhe ai i Tom Dodajt, Agron Kuçi deklaruan se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, dhe se nuk kishin si t’i shpjegonin klientëve çështjen e provave.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ngriti aktakuzë me 15 janar lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ndaj ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës dhe Tomë Dedajt.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, përmendi si një nga motivet për këtë vrasje marrëdhëniet jo të mira në çift mes Liridonës dhe ish-bashkëshortit të saj, Naim Murselit, gjatë kohës që jetonin në Suedi, që tha se kanë shkuar deri tek problemet pasurore.
Në konferencën për media të javës së kaluar, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi tha se presin nga gjykata dënim kapital ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpinë e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
/Reporteri.net/