×
  • Lajme
  • Botë

    Prej 1994-ës në pushtet, Lukashenko merr mandatin e 7

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 13:39

    Rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi janë ende paraprake, por sipas të gjitha gjasave, Lukashenko ka fituar mandatin e 7.

    Zgjedhjet janë mbajtur të dielën e djeshme (26 janar).

    Sipas ‘exit polleve’ ai ka marrë 87.6% të votave.

    Rivali i tij më i afërt, Sergei Syrankov mori 3,21% i ndjekur nga Oleg Gaidukevich me 2,02% Anna Kanopatskaya me 1,86% dhe Alexander Khizhnyak me 1,74%.

    Sipas ligjit bjellorus, një kandidat duhet të sigurojë mbi 50 për qind të votave për të fituar presidencën dhe mandatin 5-vjeçar.

    Komisioni zgjedhor pritet të publikojë rezultatet përfundimtare deri më 5 shkurt.

    Lukashenko nuk ishte aktiv në këtë fushatë duke pretenduar se ka qenë i zënë me punët e vendit. Ai ka detyrë prej vitit 1994./tp/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!