×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Bllokohen kanalizimet në gati 40 lokacione, Komuna e Podujevës jep tender rreth 42 mijë euro me negocim për intervenime emergjente

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 16:32

    Komunës së Podujevës, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, i kanë dalë probleme me kanalizim. Për këtë qëllim ka shpallur tender në vlerë 42 mijë euro për intervenime emergjente për debllokimin e kanalizimit fekal në gati 40 lokacione, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kontrata është dhënë me procedurë të negociuar, derisa afati për përfundimin e punimeve është 30 ditë. Me kontratë është shpërblyer kompania

    “Komuna e Podujevës shpërblen me kontratë OE “Elite Premium Bau” në Podujevë, në vlerë të ofertës 41,999.15”, thuhet në vendim.

    Intervenimet për debllokimin e kanalizimit do të kryhen në qytet, Merdare, Lladofc, te rrethi, në rrugën “Nuhi Shatri”, Batllavë te boshnjakët, rrugën “Ali Ajeti” tek qeshmja, te QKMF, fshatin Shtedim, Dumnicë, Llugë, Shtedim, Obranq, Dobratin, Bradash, Llapashticë e në lagje tjera.

    Në disa lokacione do të bëhet edhe furnizimi dhe montimi i kapakave në puseta.

    Vlera e përgjithshme e kontratës është 41 mijë e 999 euro./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!