×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes akademik Minir Dushi, inxhinieri i parë shqiptar në Stantërg

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 17:57

    Ka vdekur inxhinieri i parë shqiptar dhe akademiku me kontribut të shquar në fushën e mineraleve, Minir Dush.

    Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Baton Dushi.

    “Njoftojmë të afërmit, miqtë, kolegët (të punës e të jetës akademike) se bashkëshorti, babai, vjehrri dhe gjyshi ynë MINIR DUSHI na la. Pastë paqen e përjetshme!”, ka shkruar ai.

    Ai la pas vetes një kontribut të madh duke qenë themelues i shkollës së lartë teknike në Mitrovicë e drejtor në Trepçë.

    Me rastin e vdekjes së tij, komuna e Mitrovicës ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve, miqve dhe të gjithëve që punuan me të.

    Komuna po ashtu njoftoi se nesër do të mbahen homazhe në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, nga ora 12:00 deri 14:00.

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Minir Dushi, inxhinierit të parë shqiptar dhe një figure të shquar në fushën e mineraleve. Dushi ishte një personalitet i njohur dhe i nderuar, themelues i shkollës së lartë teknike në Mitrovicë, drejtor në Trepçë dhe inxhinieri i parë shqiptar, i cili la një trashëgimi të vyer në zhvillimin e industrisë dhe shkencës. Në këto momente të dhimbshme, ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që do të vijnë.

    Komuna e Mitrovicës, nesër do të mbajë homazhe në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, nga ora 12:00 deri 14:00, për nder të jetës dhe veprës së tij”, thuhet në telegram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!