Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, njofton se zhvilloi takime të rëndësishme në vazhdën e përpjekjeve për të dokumentuar historinë e luftës dhe për të mbledhur materiale që dëshmojnë të vërtetën.
“Në Ferizaj, Dr. Xheladin Reçica dorëzoi materiale të rëndësishme, të cilat dokumentojnë torturat dhe vuajtjet e shqiptarëve para dhe gjatë luftës. Me përkushtimin e tij, Dr. Xhela ka trajtuar këta pacientë në momentet më të vështira, duke u bërë një dëshmi e fuqishme e rezistencës së tyre. Në Klinë, përgjegjësi i Zyrës për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Viktimave Civile, dorëzoi listat e këtyre kategorive. Në Pejë, znj. Havë Shabanaj, dhuroi dy libra të saj për arkivin tonë, duke kontribuar në pasurimin e burimeve që dokumentojnë këtë periudhë të rëndësishme historike”, njofton Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Sipas institutit, çdo kontribut i tillë është i çmuar për punën dhe për përpjekjet tona për të ruajtur të vërtetën historike.
Më 13 korrik të vitit të kaluar Kuvendi për herë të dytë miratoi Ligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Për herë të parë ishte themeluar në vitin 2011, por jetëgjatësia e tij në hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës ishte vetëm shtatë vjet, pasi në vitin 2018 u mbyll./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.