Pas shembullit të Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi edhe në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar bojkot i dyqaneve, në shenjë revolte për çmimet e larta të produkteve.
Në rrjetet sociale qytetarët kanë bërë thirrje që bojkoti të mbahet ditën e premte.
“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete të mëdha, shmangni marketet më të vogla. Ne duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do të tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve”, thuhet në mediat sociale.
Një foto po shpërndahet në rrjetet sociale ku bën thirrje për bojkot të marketeve më 31 janar 2025 (e premte) me moton “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta”.
Kujtojmë se të premten në Kroaci është shpallur bojkot i supermarketeve, rrjeteve të shitjes me pakicë dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, bazuar në një nismë të nisur në Facebook, pas së cilës qëndroi Qendra Evropiane e Konsumatorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.