×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-kryeministri

    Kurti foli mirë për Marrëveshjen e Washingtonit, reagon Hoti: Çfarë hipokrizie

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 16:30

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti, nënshkruesi i Marrëveshjes së Washingtonit, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gjetur fjalë të mira për marrëveshjen pas kthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpi të Bardhë.

    Sipas Hotit kjo është hipokrizi “meqë Kurti për vite ka akuzuar e shpifur ndaj qeverisjes së LDK-së”.

    “Pas gjithë këtyre viteve propagandë, akuzave të pabaza dhe shpifjeve të bëra ndaj qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Albin Kurti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit, sot ai hapur pranon vlerat e saj. Në intervistën për gazetën spanjolle El Mundo – Kurti e quan këtë marrëveshje një nismë që promovon stabilitetin për Kosovën. Çfarë hipokrizie! Njeriu që vijojë të ndërtoi prapësirën e tij politike mbi sulmet e pamëshirshme ndaj kësaj marrëveshjeje, sot e pranon rëndësinë e saj.”

    Hoti ka shtuar se “ky është një rast i pastër i mashtrimit politik, i një lideri që për vite ka manipuluar qytetarët e Kosovës për përfitime të ngushta politike”.

    Ai ka thënë se moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për Kosovën.

    “Moszbatimi i kësaj marrëveshjeje ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për vendin tonë – nga humbja e mundësive ekonomike, deri te dëmtimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Kosova ka humbur kohë dhe besueshmëri.”

    “Kjo është ajo që ndodh kur arroganca dhe mungesa e përgjegjësisë i zënë vendin diplomacisë së matur. Diplomacia nuk është për të kënaqur egon personale apo për të ndërtuar narrativa boshe – është për të mbrojtur dhe avancuar interesat e shtetit.”

    Hoti ka thënë se Kurti dhe Qeveria e tij janë përgjegjës për një dështim historik dhe për një mundësi të artë të humbur.

    “Albin Kurti dhe qeveria e tij janë përgjegjës për një dështim historik, për një mundësi të artë të humbur. Tani, kur dëmi është bërë, ai përpiqet të justifikohet. Por qytetarët e Kosovës nuk mashtrohen më nga fjalët e tij boshe.”

    Pas ardhjes së Trumpit në pushtet, Kurti ndërron mendje për Marrëveshjen e Washingtonit: Promovonte stabilitet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!