×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Takimi

    Zgjedhjet e 9 shkurtit dhe dialogu me Serbinë, ambasadori britanik tregon çka bisedoi me Memli Krasniqin

    Reporteri
    29 Janar 2025 | 18:08

    Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka shkruar pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, ka thënë se kanë biseduar për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të ardhmen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    Ai ka thënë edhe se në takim me kryetarin e PDK-së, kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, por edhe për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    ‘‘Ishte kënaqësi që sot të takohesha me Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. Biseduam për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, si dhe për të ardhmen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nevojën e vazhdueshme për angazhimin e Kosovës me të’’, ka shkruar ai.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në zyre ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, në veçanti fushatën zgjedhore.

    Në njoftimin e PDK-së thuhet se Kryetari Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

    “Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.

    “Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!