Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me studentë në Prishtinë.
Hamza ka premtuar se çdo vit do t’i ndajnë nga 25 milionë euro si bursa studentore për të rinjtë.
Ai ka thënë se Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.
“Unë besoj te potenciali i studentëve tanë. Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës. Ata do të studiojnë, punojnë dhe do ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin tonë. Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.