×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku në Prizren: Është e qartë se LDK është ngritur tashmë në këmbë, sallat janë të vogla për pjesëmarrjen tonë të madhe

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 11:23

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga tubimi që kjo parti ka zhvilluar mbrëmë në Prizren.

    Ai ka thënë se është e qartë që LDK është ngritur në këmbë.

    Abdixhiku ka shtuar se sallat janë të vogla për pjesëmarrjen e madhe që po ka në to.

    “Fitorja e madhe tashmë ka nisur. Para disa ditëve mora zemër në Pejën e bukur të Dukagjinit. Vazhduam mbrëmë në Fushë Kosovë e sonte në Prizren. Është e qartë se LDK është ngritur tashmë në këmbë. Sallat janë të vogla për pjesëmarrjen tonë të madhe. E djathta po rikthehet në qeverisjen e ardhshme atdhetare. LDK jemi ne. Mbani mend tre numra të fitores, 124. 124 është numri ynë. Lidhja Demokratike e Kosovës është emri ynë. Republika e Kosovës është ëndrra jonë. Prizreni është shtyllë e madhe e ringritjes sonë. Pa Prizren nuk ka LDK. Pa LDK nuk ka as Prizren.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!