×
  • Lajme
  • Lajme / Diskutimi në Prishtinë

    Walker: Pas përfundimit të misionit në Kosovë, askush s’më pyeti se çfarë kishte ndodhur

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 16:23

    Të shtunën, në ambientet e “Reporting House”, u zhvillua një diskutim publik me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

    Walker foli për masakrën e Reçakut dhe atë çfarë kishte ndodhur pas saj. Ai thotë se pasi përfundoi misionin, askush as në OSBE e as në SHBA nuk e kishte pyetur se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

    “Kur u largova nga Kosova, shkova në Vjenë për të parë OSBE-në që më kishte dërguar këtu. Shkova në Uashington. Asnjë anëtar i selisë së OSBE-së, asnjë në Departamentin e Shtetit, në asnjë nivel, nuk më pyeti asgjë për misionin tim në Kosovë, kështu që ndjeva se kisha pasur të drejtë dhe gabim. Ishte shumë e çuditshme. Nuk kishte mësime të nxjerra në lidhje me atë që kisha përjetuar këtu. Kështu që karriera ime nuk shkoi askund”, tha Walker.

    Tmerrin që pa me sytë e tij në tokën e Reçakut më  15 janar të vitit 1999, William Walker i ka vendosur në faqe libri që dokumenton një nga masakrat më të përgjakshme nga lufta e fundit në Kosovë.

    Ajo ndodhi në Reçak në janar të vitit 1999 ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

    Ish-ambasadori, William Walker e kishte parë nga afër krimin e kryer mbi civilët shqiptarë dhe ka pasur rol kyç për dokumentimin e Masakrës së Reçakut. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!