Koalicioni për familje në vendimit e një shkurtit është dënuar me 7 mijë e 600 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+, që sipas PZAP-së është urrejtëse ndaj një komuniteti të caktuar dhe ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe përçmimin e këtij komuniteti.
Dy organizata të shoqërisë civile, CEL Kosova dhe Dylberizëm, u ankuan për gjuhën e përdorur nga kandidatët për deputetë nga ky koalicion, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kjo për një deklaratë të bërë nga kandidati, Eman Rrahmani, i cili sipas PZAP-së është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes.
Koalicioni për familje edhe gjatë ditës së djeshme është dënuar me 7 mijë e 500 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+. /Reporteri.net/
Koalicioni për Familje dënohet edhe me 7500 euro për deklaratat anti-LGBTQ+
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.