Ambasda e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar për vdekjen e ish-presidentit gjerman, Horst Kohler, i cili ka qenë në detyrë përgjatë kohës kur Kosova e ka shpallur pavarësinë.
Kohler ka vdekur në moshën 81 vjeçare pas një sëmundeje dhe ka shërbyer si president nga viti 2004 deri në vitin 2010.
“Jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit gjerman Horst Köhler. Gjatë kohës së tij në detyrë, Gjermania dëshmoi momente kyçe në histori—përfshirë pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Lidershipi, vizioni dhe përkushtimi i tij ndaj Gjermanisë dhe komunitetit ndërkombëtar nuk do të harrohen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.